Skuadra e Baselit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Copenhagenit, në ndeshjen e vlefshme të play-offit të UEFA Champions League.
Xherdan Shaqiri pas ndeshjes pati një kritikë për trajnerin e tij, Ludovic Magnin, lidhur me taktikat e ndeshjes.
Skuadra zvicrane mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82’të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey.
Pikërisht për këtë, Shaqiri ka thënë se do duhej të ishte reaguar më herët me zëvendësim.
“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri.