Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, shpreh urimet e përzemërta për zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e saj në këtë funksion të rëndësishëm përfaqëson një përgjegjësi të madhe për avancimin e proceseve demokratike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona karakterizohen nga respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe miqësia e sinqertë. Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera bilaterale dhe raportin e çmuar personal, besoj fuqishëm se së bashku do të vazhdojmë ta thellojmë dialogun dhe partneritetin ndërparlamentar, në funksion të interesave të qytetarëve tanë dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
I uroj suksese në ushtrimin e detyrës fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv ndërmjet dy kuvendeve dhe shteteve tona”, ka shkruar Gashi.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë
- Policia konfiskon Golf-in në Zhelinë, shoferi pa patentë përfundon në polici
- Padi ndaj pesë internistëve në Manastir për neglizhencë në rastin e 40 vjeçares
- Deputeti i PS, Bledi Çomo merr leje për kullë 23 kate në qendër të Pogradecit
- Nikolloski: Ndërtimi i autostradave dhe hekurudhave është prioritet strategjik për Maqedoninë
- Toshkovski: Shpërbëhet grupi i fuqishëm kriminal në Prilep, vepronte prej 15 vitesh në Maqedoni dhe vende të BE-së
- Arrestohen dy të rinjë nga fshati Çajlë: Vozitësi ishte pa leje, bashkëudhëtarit i gjindet marihuanë
- Në pranga 43 vjeçari, i denoncuar nga bashkëshortja për dhunë fizike



