Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi
realizoi takim me Delegacionin e Gardës Nacionale të Vermontit, të paraprirë nga gjeneral majori Stiven Krej.
Gjatë takimit, siç citohet në njoftim, u përshëndet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet pjesëtarëve të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Gardës Nacionale të
Vermontit, i cili bashkëpunim zhvillohet nëpërmjet Programit partner prej vitit 1993 dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi 4500 pjesëtarë të MB dhe ARM në trajnime për përmbushjen e standardeve të NATO-s.
Si veçanërisht i suksesshëm ishte vlerësuar misioni “Feniks 10” në Afganistan në vitin 2010, ku pjesëtarët e ARM-së si pjesë e forcave qëllimore kryenin detyrat më të ndërlikuara krah për krahu me
partnerët amerikan dhe ishin vlerësuar me notat më të larta.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i informoi mysafirët edhe për gjendjen momentale dhe për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u ndal edhe në përkrahjen e njëzëshme të deputetëve për Vendimin për sistemimin e ushtarëve në Misionet paqësore të NATO-s dhe përkrahjen e lartë të publikut për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. Kryetari Xhaferi, shprehu shpresë se viti 2018 do të jetë viti i ngjarjeve pozitive në Republikën
e Maqedonisë, ndër të cilat edhe anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO.
Gjeneral majori Stiven Krej theksoi se Republika e Maqedonisë është ngushtë e ndërlidhur me NATO-n dhe se ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga SHBA në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për numrin më të
madh të aktiviteteve të planifikuara në fushën e mbrojtjes për vitin 2018 dhe shprehën shpresë se bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral i cili është shembull për bashkëpunim ndërmjet vendeve miqësore, që janë edhe partnerë strategjikë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese nuk ngriti procedurë për Rregulloren e KSHZ-së
- Mashtrimi online me platformën XUEX, Gjykata cakton 60 ditë burg për 4 të arrestuarit! Kamarierët “detyrim paraqitje”
- Dështon dhënia e konkluzioneve përfundimtare në GJKKO për ‘Sterilizimin’, shkak mungesa e…
- Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Edhe 48 orë paraburgim të dyshuarve për Zjarrin në Trubarevë të Shkupit
- EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës!
- Rreziqet e përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore: Çfarë duhet të dini