Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare ambasadorin e Republikës së Kosovës,Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve, njoftojnë mediat në vend.
Ambasadori, Hysa rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t’i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.
Kryeparlamentari, Xhaferi falemenderoi ambasadorin Hysa për vizitën e tij, me ç’rast shprehu kënaqësi dhe gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit.