Alsat 2019-09-24T11:00:45+02:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, merr pjesë në Takimin e katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Euroazia në temën: “Euroazia e Madhe: Dialog. Besim.Partneritet”, që dje dhe sot po mbahet në Nur-Sulltan, Republika e Kazakistanit. Në përbërje të delegacionit është edhe deputeti Enes Ibraim.
Në takimin marrin pjesë delegacione parlamentare nga gjashtëdhjetë vende dhe 39 kryetarë të parlamenteve kombëtare nga Evropa dhe Azia, si dhe 13 kuvende ndërkombëtare parlamentare.
Pritet që në fund të takimit të miratohet Dokumenti final me rekomandime për bashkëpunim më të afërt mes shteteve dhe avancimin e dialogut, besimit dhe partneritetit në rajon.
Pas përfundimit të këtij forumi multilateral, nesër dhe pasnesër, Xhaferi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kazakistanit, me ftesë të kryetarit të Mazhilisit të Parlamentit të Kazakistanit Nurlan Nigmatulin.
Loading…




