17 May
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se dhënia e mandatit për formimin e Qeverisë së re tregon për kthjellimin e presidentit Gjorge Ivanov pas të gjitha pengesave që paraprakisht i bëri këtij procesi. Sipas tij, Ivanov ka përgjegjësi edhe për ngjarjet më 27 prill në Kuvend ku u ushtrua dhunë mbi deputetët e shumicës. Xhaferi tha se pret koordinim mes partive për të caktuar seancë parlamentare ku do të shpaloset program qeveritar dhe do të zgjidhet edhe çështja e zgjedhjeve lokale.
Alsat-M

