Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, nga Brukseli deklaroi se eurokomesari Han edhe një herë e ka rikonfirmuar mbështetjen e zgjedhjes së tij si kryetar, njofton SHENJA.
Xhaferi tha se “takimi i radhës me komisarin Han rikonfirmon mbështetjen pa rezervë të BE-së dhe institucioneve evropiane për zgjedhjen e tij”.
Ai tha se në takim i është dhënë shtytje të vazhdoj në këtë drejtim në bartjen e funksionit të kryeparlamentarit të Maqedonisë.
Kryeparlamentari Xhaferi tha se e ka informuar Eurokomisarin Joanes Han se të gjitha letrat përfshirë edhe atë për presidentin Gjorge Ivanovit janë të dërguara, madje dhe ka konfirmim nga Kabineti i presidentit se e kanë marrë Letrën.
Xhaferi potencoi se Presidenti Ivanov ka obligim për dhjetë ditë ta analizojë letrën dhe të japë mandatin. /SHENJA/

