Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte është mysafir në emisionin debativ “Click Plus” ku po diskutohet për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas Xhaferit, ai është vendim i LSDM-së.
Ai shton se Zaev nuk e ka problem të kthehet, sepse zyrtarisht nuk e ka dorëzuar dorëheqjen.
“Zaev bëri mirë që nuk u tërhoq. Këtë e them si pjesë e mazhorancës aktuale. Nuk duhet të nxitet nga emocionet momentale. Ai duhet të koordinojë dhe të vazhdojë të udhëheqë institucionet. Nuk duhet të marrë vendime emocionale, ka përgjegjësi të udhëheqë qeverinë”, tha Xhaferi.