4 Dhjetor 2018 / 14:41
Pas kallëzimit të ngritur nga një shoqatë nga Manastiri për mënyrën e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar, Prokuroria ka nisur hetime, ndërsa vet Xhaferi u ftua sot për të dëshmuar. Ky i fundit nuk deshi të komentojë asgjë në lidhje me padinë ndaj tij dhe 67 deputetëve të tjerë, por tha se do e lë Prokurorinë që të bëj punën e saj.
Si çdo qytetar, unë Talat Xhaferi i ftuar nga Prokuroria, kreva obligimi tim ndaj institucionit përkatës për çështjet për të cilat kam qenë i ftuar. Nuk kanë çfarë të kërkojnë, por çfarë do që kërkojnë është procedurë” – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit
Bashkë me Xhaferin, në Prokurori si dëshmitarë u paraqitën edhe deputetët Goran Miskovski dhe Ferid Muhiq. Misovski tha se padia ka qenë e motivuar politikisht dhe se beson se ky proces do të përfundoj shumë shpejt, pa ndonjë epilog gjyqësorë.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, është zgjedhur në mënyrë legale, ku më 27 prill ku qartazi është respektuar vullneti i 61 deputetëve, ka pasur shumicë në sallë, me 61 deputet vota u zgjedh dhe Talat Xhaferi është kryetar legjitim i Parlamentit të Maqedonisë. Nuk ka asnjë bazë për procedimin e kësaj padie penale. Mendoj se kjo shoqatë nga Manastiri, me dëshirën e një partie politike ka iniciuar kallëzim penal në Prokuroi për krim të organizuar” – theksoi Goran Misovski – Nënkryetar i Parlamentit
Talat Xhaferi u zgjedh i pari i Kuvendit më 27 prill, në një seancë të tensionuar dhe me debat të ashpër. Pasi që të njëjtit iu pamundësua ta arrijë në foltore, Xhaferi betimin e bëri nga mesi i sallës së Kuvendit, i rrethuar me deputet të shumicës.
Besian Leka
Loading…


