Kryeministri Talat Xhaferi thotë se ka hapësirë që deri para zgjedhjeve, edhe 100.000 qytetarë të pajisen me letërnjoftim me emrin e ri të shtetit.
“Duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, ata qindra mijë që qarkullojnë si informacion se nuk kanë dokument, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me një dokument të përshtatshëm. Por fillimisht qytetari nis një kërkesë për të pasur një dokument. Për të pasur një dokument, duhet ta kërkoni atë. Tani kemi ardhur në një situatë ku qytetarët nuk kanë dokumente personale. Nuk dua të flas hipotetikisht se çfarë dhe si do të bëj, por pasi ta bëj do të informoheni të gjithë, por kryesorja është që institucioni të bëjë punën e tij, jo të bëjë drejtësi. Unë kam të drejtë të shkoj në çdo zyrë nën qeveri, kjo e drejtë më vjen sipas hierarkisë”, deklaroi Xhaferi.