Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të deklarohen se cili është afati optimal për shpërndarjen e Parlamentit që të respektohen të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill.
Përgjigjja e KSHZ-së, sipas Xhaferit, ishte se kjo duhet të jetë 55 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë se Parlamenti mund të shpërndahet më së voni deri më 16 shkurt.
Këtë sot e deklaroi kryetari i Kuvendit Xhaferi në pres konferencën e përbashkët me kryetarin e Parlamentit slloven, Dejan Zhidan, duke theksuar gjithashtu se sot si deputet i Parlamentit ka paraqitur një Propozim-vendim për shpërbërjen e Parlamentit.
“Përgjigjja e tyre është që afati optimal është 55 ditë para ditës së votimit që do të thotë se dita e votimit duhet të jetë dita e 56-të”, tha Xhaferi.
Lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publikë, Xhaferi tha se ky ligj dhe ligji për Këshillin për Prokurorë Publikë u vunë në rendin e ditës në një seancë të caktuar në orën 17:00.
Lidhur me informatat se BDI-ja, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta mbështesin ligjin sepse është një version i ndryshëm i asaj që është rënë dakord, Xhaferi tha se si kryetar i Parlamentit nuk ka të drejtë të ndikojë në pjesën materiale të ligjit. Sipas tij, partitë politike duhet t’i qartësojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe deri në orën 17:00 të gjithë kanë e mundësinë të bëjnë korrigjime.



