Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Këtë e ka konfirmuar gjykatësi i procedurës paraprake, Mustaf Tahiri.Ai ka thënë se kjo masë e caktuar ndaj të dyshuarit Zharku, do të vlejë deri më 9 mars të këtij viti.Zharku ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2019, nën dyshimet se gjatë viteve 2008-2010, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, në kohën kur ishte kryetar i kësaj komune, raporton “Betimi për Drejtësi”.Ndryshe, ditë më parë edhe Gjykata e Apelit e kishte lënë në fuqi masën e paraburgimit që kishte shqiptuar Gjykata në Ferizaj, më 14 dhjetor 2019, pasi që kishte aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.“I pandehuri Xh.Zh. dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare”, thuhej në njoftim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet tutje në njoftim.Ndryshe, Xhabir Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës.Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij.
Data 26.09.2026
Aktuale
- “Oqean në qiell”: Fenomeni i rrallë i reve që po mahnit botën
- “Firmos fap e fap! Ramës i duket vetja pronar i Shqipërisë”, qytetarja e revoltuar: Ne me 120 mijë lekë pension, këta shtrihen në hotele luksoze. Blendi Gonxhe një hajdut, këta vetëm vjedhin…
- Qoku: Spinat për rikthimin e Izet Mexhitit në BDI tregojnë dëshpërimin politik
- Rreziku i virusit të Nilit Perëndimor në Kosovë: Simptomat dhe mënyrat e mbrojtjes
- Tragjedi në Athinë/ Tre shqiptarë ndërrojnë jetë nën rrënojat e ndërtesës, mes tyre motër e vëlla
- Mbi 600 shkelje me trotinetë elektrikë gjatë gushtit, 18 mjete të konfiskuara
- “Marre ju qoftë!” – Motra e Gjestit shpërthen ashpër për publikimet për vëllain e ndjerë
- Reforma e drejtësisë: Ligji për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës



