Presidentja Gordana Siljanovska, me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, sot vizitoi manastirin “Shën Prohor Pçinjski”, ku u mbajt seanca e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë dhe u vendosën lule para pllakës përkujtimore të ASNOM-it.
Në manastir presidentja Siljanovska Davkova u prit nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas së cilës të dy presidentët, të shoqëruar nga mitropoliti i Vranjës, z. Pahomije, ata panë kompleksin e manastirit.
Davkova dhe Vuçiq zhvilluan një takim dypalësh ku u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy vendeve.
Vuçiq tha se me Siljanovska Davkovën ka biseduar për problemet, por edhe për mundësitë.
“Siljanovska-Davkova është gjithmonë e mirëseardhur. Faleminderit që vizituat vendin tonë, ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, tha Vuçiq për kolegen e tij, duke i uruar asaj punë të suksesshme në vitet e ardhshme.
“Jam i sigurt se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e ndërsjella dhe se ne do të punojmë në projektet. Të gjithëve në Serbi, i uroj maqedonasit për festën e madhe dhe uroj që të festojnë edhe për shumë vite të tjera”, tha Vuçiq.
Në një deklaratë për media, Siljanovska Davkova falënderoi për mikpritjen, duke theksuar rëndësinë historike të manastirit “Shën Prohor Pçinjski” dhe ASNOM, dhe vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve janë të mira fqinjësore në kuptimin e vërtetë të fjalës, marrëdhënie pas të cilave qëndron dëshira për solidaritet, ndihmë dhe bashkëpunim afatgjatë.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Shpërthime pranë aeroportit të Rijadit, qyteti mbulohet nga tymi i zi
- Rreziku i inteligjencës artificiale: A po kërcënohet njerëzimi?
- Përgjimet e Ahmetajt/ “Ron Yeffet tha se Rama e kishte kontraktuar për të bërë punët e këqija”, aktivisti Aliaj: Përgjimet për KAYO janë kambanë alarmi
- PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët
- FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”, mesazhet nëpërmjet pankartave, protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
- Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne
- Alarmi i NATO-s: Maliqi paralajmëron për rreziqet e mundshme nga Rusia dhe nevojën për një qeveri të bashkuar në Kosovë
- “112 ditë revoltë, sovrani ia ka hequr legjitmitetin kësaj qeverie”/ Aktivisti, Mirjan Aliaj: Rama mbështet krimin e organizuar dhe jo qytetarët



