Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion e komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por sipas tij ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit
Vuçiqi ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit menaxhues serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”.
“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafën Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ”, ka thënë Vuçiqi për “TV Happy”.