Kanë filluar hetimet për zbardhjen e vrasjes së rojës së Ambasadës së Katarit në Paris. Një i dyshuar tashmë është arrestuar, ka njoftuar zyra e prokurorit. Rrethanat e vrasjes, përfshirë metodën e përdorur, nuk janë bërë menjëherë të qarta.

Prokuroria tha se “për momentin nuk konfirmohet përdorimi i armës”. Shtypi francez raporton se roja u vra rreth orës 7 të mëngjesit jashtë ambasadës në distriktin e 8-të të Parisit. Raportohet se viktima ishte rrahur për vdekje.

Disa media franceze raportuan se i dyshuari dukej se kishte probleme serioze mendore. Policia nuk pranoi ta komentonte vrasjen. Prokurori special për rastet e terrorizmit nuk është përfshirë në këtë rast, që do të thotë se terrori është përjashtuar si motiv në sulm.