Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë.
Mësohet se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.
Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka treguar për Gazetën Express që është gjetur një veturë e djegur.
E kjo veturë dyshohet që është e personave të implikuar në këtë rast.
”Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, ka thënë ai.