1 September 2018 / 9:55
Një grua rreth të dyzetave është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj familjare në fshatin e Ohrit, Vellogozhdë.
Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski e konfirmoi informatën për rastin, me sqarim të shkurtë se ekipe policore, në prani të prokurorit publik po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes, pa dhënë me atë rast hollësi rreth incidentit, as për shkaqet e vdekjes së shkaktuar.
Informatat e para japin indikacione për vrasje, me ç’rast gruaja, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vdekur me qese najloni në kokë. Bëhet fjalë për shtetasen B.P.


