NJOFTIM PЁR SHTYP
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës,
me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi
vendimmarrjen nё lidhje me çёshtjen nё ngarkim tё pandehurit T.T., arrestuar mё datё
17.05.2023, akuzuar pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 79/c “Vrasje pёr shkak tё
marrёdhёnieve familjare”, me viktimё shtetasen A.Q,.
Sot më datë 17.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar z. Artur Prenga; Anëtarë: Gjyqtar z.
Elis Dine dhe Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli, pas shqyrtimit në seancë gjyqësore me vendimin
Nr. 406 (13-2024-3713) të datës 17.07.2024:
VENDOSI
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.T për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për
shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe
dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin T.T të fillojë nga dita e arrestimit të tij datë
17.05.2023, dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
3. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruar, konkretisht “sopatë” të
asgjesohet si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës peale; sendet telefon celularë
t’i kththen pronarit ose poseduesit të ligjshëm.
4. Shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore i
ngarkohen të pandehurit.
Adresa: Lagjja “5 Maji”
, Rruga “Koço Brisku “Elbasan, Albania; Tel +35554 25 99 51; www.gjykata.gov.al; [email protected]
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall sot në Elbasan, më datë 17 Korrik 2024.
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E
JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN