Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një person është vrarë me armë zjarri tek rrethrrotullimi i ”Sheqit”.
Gazetari Ervis Kuçi raportoi se viktima ndodhet brenda një makine tip “Benz” fuoristradë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa trupi i viktimës gjendet ende brenda mjetit.



