Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një 64 vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 34 vjeçar ndërsa më pas edhe veten.
Jozyrtarisht ngjarjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes dy të ndjerëve, të cilët kanë banuar shumë afër njëri-tjetrit. Nga Prokuroria e Kavadarit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy trupat e viktimave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Ministria e Brendshme konfirmoi ngjarjen.
“Në orën 6 e 50 minuta në zyrat e policisë në Demir Kapi është njoftuar se në banesat e tyre me plagë nga armë zjarri janë gjetur trupat e 34 vjeçarit me inicialet B.M dhe 72 vjeçarit M.k, që të dy nga Demir Kapia.