Prokurori Publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave- 19 vjeçar, të dyshuar për rastin e djeshëm në Matkë, ku, gjatë një përleshjes fizike është vrarë një i mitur.
“Njëri person dyshohet për veprën penale- Vrasje nga neni 123 nga Kodi Penal, ndërsa tjetri dyshohet për veprën penale- Pjesëmarrje në rrahje nga neni 132 nga Kodi Penal. Të dy personat janë privuar nga liria dhe kundër të parit do të propozohet caktimi i masës së paraburgimit ndërsa për personin e dytë do të propozohen masat e përkujdesjes”, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA.
Në të njejtën kohë, thonë nga PTHP, prokurorë publik do të punoj në zbardhjen e motiveve të vrasjes, në të cilën, përpos personi i vrarë është lënduar edhe një person tjetër i afërt me të vrarin.
“Përpos dy personat e dyshuar, prokurori do të merr në pyetje edhe tre persona tjerë për të hetuar rrethanat në të cilën ka ndodhur rasti”, thuhet më tej në komunikatë. /SHENJA/