Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus në zonën Fontanafredda në Itali, pas një sherri pranë një lokali me bashkatdhetarët e tij.
Sipas mediave italiane, Topjana dyshohet se u vra nga Roger Shota, 34-vjeç, për motive pronësie.
Autori 34-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton me gruan dhe dy fëmijët, natën e ngjarjes ishte i shoqëruar me babain e tij, Pren Shota, 66 vjeç, i cili gjithashtu është arrestuar.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi Vladimir Topjanën.
Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur dhe arma e krimit, Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).
Mësohet se viktima, Vladimir Topjana punonte si shofer i Ghiaie Dell’Agnese në Porcia, dhe jetonte në Cordenons së bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.