BORE VIDEVSKI PAS TRAJTIMIT NË SPITAL KTHEHET NË SHUTKË
Bore Videvski, I akuzuari për vrasjen e 14-vjecares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjecarit Pançe Zhehovski, pas qëndrimit disaditor në spital, është kthyer në Burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, noftojnë kompetentët.
Procesi gjyqësor për këtë rast, vazhdon të hënën, ku duhet të dëshmojë e ëma e Vanjës, Zorica Gjorçevska.
Në seancën e parë, katër të akuzuarit – Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov, u deklaruan të pafajshëm, kurse e ëma e Vanjës kërkoi përjashtimin e opinionit nga seanca gjyqësore, sic tha, që të mbrohet privatësia e familjes, por gjykata nuk e pranoi këtë propozim.
Sipas akuzave, të akuzuarit kishin planifikuar rrëmbimin e Vanjës për të zhvatur familjen.
Rrëmbimi dhe vrasjet, që shokuan opinionin, ndodhën në nëntor të vitit 2023.
Ky rast tronditi opinionin në Maqedoni të Veriut por edhe në rajon. Nga Prokuroria rastin e vlerësuan si më të rëndin që kanë ndodhur në Maqedoni.
Gjykimi në Gjykatën Penale udhëhiqet nga Gjykatësi Ivica Stefanovski.