Është gjetur një makinë e djegur tip ‘Audi’ , në zonën e Institutit.
Dyshohet se automjeti të jetë i përdorur nga autorët e vrasjes së 35-vjeçarit me inicialet C.K., që u gjet i vdekur në rrugën ‘Nikoll Vatnikaj’, në Kodër Kamëz.
Më herët në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se e gjithë zona është rrethuar se po bëhet krehja për të kapur autorët.



