Kryeministri Edi Rama, përgjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, një krim i ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” që dy të rinjtë frekuentonin.
Rama u shpreh se u krijuan vrasës dhe thika të tjera, ndërsa shtoi se publikut treguan versione kriminale.
“A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër”, u shpreh ai.
Rama shtoi se “ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim”.
Edi Rama: Me rastin e 14-vjeçarit dhe tragjedinë e asaj familje, u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale në aspektin e detyrimeve ndaj publikut, se unë e quaj kriminale të furnizosh publikun me helm.
A thua se nuk mjafton helmimi i shpirtit nga ndodhia, dhe ti thuash publikut se policia ka fshehur një vrasës tjetër.
Ti thuash që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH dhe për këtë arsye e kanë fshehur, t’ia thuash publikut është krim. Është mbajtur publiku për një kohë të gjatë në ajër me një mashtrim kolektiv të gjithë atyre që u përfshinë.