Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur kupolën e Policisë së Shkodrës për vrasjen e Bardhok Planajt 2 ditë më parë gjatë një atentati.
Gazetari Senad Nikshiqi ka bërë të ditur se në fokus të takimit janë hetimet për vrasjen e Planajt.
Policia deri më tani ende nuk ka kapur autorët, teksa të shapllur në kërkim janë Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.
Bardhok Planaj njihej si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shkodër, teksa vite më parë iu sekuestrua një pallat 10-katësh me vlerë 10 milionë euro.



