Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Dod Mamli, i cili u vra pasditen e sotme me armë zjarri pranë banesës së tij në fshatin Zhejë të Laçit.
Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së Mamurrasit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.
Djemtë e viktimës, Enrik dhe Tom Mamli, vranë Naim Tafën, pasi kishin një konflikt të mbartur nga Italia për 250 mijë euro që Tafa i detyrohej Mamliut.
Masakra ndodhi në qendër të Mamurrasit më 23 shtator 2015, kur përveçse vrasjes së Tafës, u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.
Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu po hetojnë pistën e hakmarrjes, duke qenë se viktima Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së vitit 2015 në Mamurras.
LEXONI EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, ndërron jetë 67 vjeçari
NJOFTIM
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.