Pas vrasjes së Behar Sofias policia ka nisur veprimet e para për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve afër Piramidës. Pritet që përmes tyre të zbardhet e plotë ngjarja dhe të bëhet i mundur identifikimi i autorëve. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Sofisë.
Ai u arrestua disa vite më parë për trafikun e dhjetra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.