Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
29-vjeçari portugez u paraqit këtë të premte në Prokurori nën masa të rrepta sigurie, nga ku i është komunikuar akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.
Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.