SHKUP- Ministri i drejtësisë në Maqedoni Bilent Saliji ka dhënë dorëheqjen gjatë një deklarate për mediat. Ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij është akt moral dhe vjen pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e vrasjes së 4-vjecarit Almir Aliu, autori i të cilit u la i lirë pak ditë më parë.
Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2091243327583175/