Çifti K.S dhe K.V nga Peshtani i Ohrit kanë votuar sot në shtëpitë e tyre, si persona të sëmurë, pasi kanë poseduar dokument për një votim të këtillë.
Dyshimet lindin se si arritën që të marrin një vërtetim mjekësor për gjoja paaftësinë e tyre për të votuar, pasiqë ata janë parë të shkojnë në dyqan për të blerë, që nënkupton se janë në gjendje që të ecin.
Sipas raportimeve të mediave, ky çift duhet që sonte të niset për në SHBA, që do të thotë se nuk do të mund që të votonin nesër.