Deputetët e VMRO-së po kritikojnë qeverinë në seancën e interpelancës së qeverisë Zaev. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-së, Dragan Danev deklaroi se kjo qeveri dëshmoi se nuk ka kapacitet të udhëheqë institucionet.
“Në vend se të merret me problemet e qytetarëve ajo merret me çështjet partiake dhe për të ruajtur koalicionin me BDI-në. Për të qëndruar në pushtet, ju i keni varrosur interesat kombëtare. Ju i keni partizuar të gjitha institucionet. Të gjithë ata që nuk mendojnë si ju po largohen nga puna”, ka thënë Danev. /SHENJA/