Tabelat e autobusëve urban të Shkupit, ku shkruan se autobusi duhet të vijë për disa minuta, më shumë shërbejnë si dekor dhe harxhojnë rrymë se sa për informim. Sipas qytetarëve oraret nuk janë të sakta, pasi autobusët vonohen më shumë se gjysmë ore.
Sipas qytetarëve, pritjet zgjasin edhe me orë nëse jeton në periferi të Shkupit, e madje në disa fshatra, transporti publik nuk funksionon fare.
“Ja tani kush e di se sa kohë do të pres për 19 apo 2-shin. Në tabelë shkruan diçka që për 20 minuta, 16 por jo se di, dhe në ora 13:00 kam caktuar termin në stomatolog”, tha një qytetar.
“Pres më shumë se gjysmë orë, e sjellin tek njëshi dhe e kthejnë prapë e shoferët luajnë siç duan”, u shpreh njw qytetar.
“Më lehtë është të kritikosh por diçka nuk është në rregull, janë më të rrallë autobusët. Nuk dua të fajësoj por nuk është diçka në rregull”, theksoi një qytetar.
Nga NQP nuk ka përgjigje për kapacitetin aktual, por kryetari Orce Gjorgjievski në deklaratë për Radion Evropa E Lirë, tha se transporti publik në Shkup momentalisht funksionon me rreth 180 autobusë, 30 nga të cilët kanë qëndruar në garazhe për një kohë dhe pas ardhjes së tij në detyrë janë riparuar dhe lëshuar në qarkullim.
“Kishte informatë para disa ditësh se 150 autobusë kanë qenë të vendosur në funksion dhe 30 tjerë shtesë janë riparuar të cilët qëndronin në garazhe periudhën e kaluar pra rreth 180 autobusë tanët si NQP, kemi të cilët qarkullojnë neper linjat e qytetit”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Sipas Gjorgjievskit, gjendja me transportin publik në Shkup pritet të rregullohet me ardhjen e 100 autobusëve të rinj nga qeveria dhe 30 të tjerë nga BRT-ja. / Alsat.mk


