Shkrimet në lidhje me situatën në Dibër nga disa portaleve lokale ,por edhe ma gjerë, janë dezinformata dhe kanë për qëllim që të keq informojnë popullatën dhe të frikësojnë atë. Situata e sigurisë është stabile dhe lajmet të tilla kanë për qëllim të shqetësojnë popullatën dhe të krijojnë mosbesim tek policia.
Këtë e theksoi komandanti i policisë në Dibër, z.Argëtim Vojnika në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal. Vojnika tha se nuk është e vërtetë se në Dibër ka shumë vjedhje dhe incidente . ,,Disa portale në rrjetet sociale paraqesin lajme të pavërteta dhe kundër atyre shumë shpejtë do të paraqiten akt-padi” , ka thënë komandanti i policisë, i cili poashtu shtoi se pronarët të portaleve në fjalë do të zbulohen shumë shpejt. Vojnika duke folur për aktivitetet e policisë në Dibër tha se tani ka patrulla policore dhe ata janë prezent në gjithë qytetin . Pas çdo thirrje në numrin e telefonit të policisë , policia është aty ku duhet, tha ai.
Sipas tij në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi para disa kohësh në familjen Pocesta , vijojnë aktivitetet ligjore të policisë dhe institucioneve tjera kompetente , kurse aktivitete ka edhe në lidhje me vjedhjen që u bë në familjen Mela. Para këshilltarëve ai informoi se kundër një personi në Dibër është ndërmarrë masë dhe është ngritur aktpadi për ndezjen e zjarrit në deponi. Komandanti ftoi këshilltarët dhe popullatën që të bashkëpunojnë me policinë në interes të sigurisë.