Një 18-vjeçar është proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetasi në fshatin Mashan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit V. Sh., në fshatin Mashan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.