Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e grabitjes.
Akti kriminal është regjistruar më 1 janar në rajonin e Çairit ku autori i identifikuar si A.GJ.(21) nga Shkupi ka vjedhur një shitore shitore e cila gjendet në rr. “Haxhi Jovanov Shishko”.
Me personin në fjalë është realizuar bisedë zyrtare ku ai ka sqaruar se veprën penale e ka kryer së bashku me L.M. (19) nga Shkupi, i cili ka jetuar në Veles dhe se sendet e vjedhura ai ia ka shitur GJ.J. (34) nga Shkupi. Poashtu është realizuar edhe bisedë zyrtare me GJ.J. dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat.



