Alsat 2019-06-15T15:20:35+02:00
Pushteti akoma nuk ka ftuar opozitaren VMRO-DPMNE-së për takime në lidhje me marrjen e datës dhe procesin e integrimeve, siç pret kreu i opozitës Mickoski. Nga partia opozitare shprehen të gatshëm që të punojnë me të gjithë kapacitetet e tyre për të siguruar vendim pozitiv për vendin në tetor. Me këtë rast, partia e Mickoskit nuk ka përgjigje decide nëse është për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dështimit të datës në qershor duke thënë se vendimin për zgjedhje e merr shumica.
Propozojmë edhe tani t’i japim të gjithë kapacitetet tona që të përmirësohen ata standarde që do të nënkuptonin hyrje më të shpejtë të Maqedonisë në BE, marrje më të shpejtë të datës dhe zbatim të reformave. Reformat ngecin dhe pikërisht për këtë skemi datë. Nga pala tjetër akoma nuk ka asnjë përgjigje- deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Fatlume Dervishi
Loading…



