Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së lidhur me takimin e përfaqësuesve të kësaj partie me eurokomisarin Johanes Han dhe eurodeputetët. Në këtë komunikatë, theksohet se VMRO mbetet në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme patjetër që do të ketë, kështu që sa më shpejt që ata të mbahen aq më mirë për vendin.
Sipas VMRO-DPMNE-së, është e nevojshme që të shfrytëzohet mundësia që këto zgjedhje të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale, në afat sa më të shkurtër që të jetë e mundur, me qëllim që t’i vijë fundi definitiv i krizës së gjatë.
“Gjatë takimit, i cili zgjati 3 orë, delegacioni i VMRO-DPMNE-së në mënyrë të drejtpërdrejtë, qartë dhe saktë i prezantoi qëndrimet e tij mbi situatën aktuale politike, por edhe për të gjitha shkaqet të nxitura nga kriza disavjeçare në Republikën e Maqedonisë, të cilën e LSDM e filloi natën e zgjedhjeve të 27 prillit të vitit 2014, kur i refuzoi rezultatet dhe vendosi që të mos merr pjesë në parlament”, thuhet mes tjerash në këtë kumtesë.
Nga partia e Gruevskit gjithashtu shprehin zhgënjimin që Komisioni Evropian nuk ka dënuar platformën shqiptare, që kjo parti e quan Platforma e Tiranës.

