Partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski e ka nisur ditën me akuza ndaj Prokurorisë Speciale Publike. Në komunikatën e zakonshme të mëngjesit VMRO-ja vlerëson se Prokuroria Speciale është arma kryesore në fuashtën e nisur për shkatërrimin e partisë.
Sipas partisë opozitare, kjo fushatë në të njëjtën kohë e dobëson edhe shtetin. Në këtë frymë VMRO thekson se mëkati i tyre është fakti se për 11 vjet kanë punuar për të ruajtur interesat nacionale të shtetit, siç thonë ata.
“Gjatë kësaj periudhe i kemi rezistuar çdo presioni për ta ndërruar emrin e shtetit dhe nuk lejuar pranimin e platformave të ardhrua nga shtete tjera”, vlerëson VMRO. /SHENJA/

