Partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE thotë se Kovaçevski nuk ka fituar zgjedhje deri më tani. Partia Demokratike e Turqve fitoi në Qendër Zhupë, jo LSDM. Në Tetovë, e njëjta Partia Demokratike e Turqve shkoi ndaras në zgjedhje nga LSDM.
“Në fund të fundit, në Tetovë LSDM dhe Kovaçevski humbën dy me një nga VMRO DPMNE. Kovaçevski mund të fitojë vetëm me një kundërshtar imagjinar”, thanë nga VMRO.
Sipas tyre, nëse Kovaçevski beson aq shumë se LSDM është parti e fortë, atëherë nga atje pyeten se pse ai po ikën nga zgjedhjet.
Advertisements
Nga VMRO, kanë bërë thirrje të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe ta shohin se çfarë do të thotë populli për të gjitha krimet dhe tradhtitë.