Daniella Rangellova ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së.
“Përkundër propozimit të kryetarit Hristian Mickovski, që të mbetem dhe të drejtoj UG deri në fund të mandatit tim, unë kam sjell vendim që të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetare e UG të VMRO-DPMNE. Unë japë dorëheqje për shkak të mospajtimeve të qarta me politikat e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE. Unë nuk mund të pranoj të jem pjesë e lojërave të prishura toksike të udhëhequra nga ambicia që të ushqehen disa sedra. Të kesh ambicie është diçka pozitive, por që të jesh i gatshëm të shkelësh mbi njerëz zë gjallë vetëm për të kënaqë egon personale dhe dëshirën për pushtet është e papranueshme”, ka shkruar Rangellova në Fejsbuk duke bërë publike edhe dorëheqjen e saj.