
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së në të cilën këta të fundit kanë thënë se me formimin e Qeverisë planifikojnë të shpërndajnë vauçer për rrymë dhe ngrohje.
Sipas VMRO-së në momentin kur LSDM ka pasur mundësi të bëj diçka për qytetarët ata nuk kanë lëvizur as me gishtin e vogël.
“Ku ishte kujdesi i LSDM-së për çmimin e rrymës kur ishin në pushtet dhe kur me ‘bombona biznes’ e shitën Kompaninë Energjetike të Maqedonisë. Qytetarët nuk besojnë në pafytyrësinë dhe kujdesin e rrejshëm të LSDM-së”, thuhet në komunikatën e VMRO-së, transmeton “SHENJA”.

