Partia në pushtet VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur LSDM-së për skandalin me drogën e nisur nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë.
Sipas VMRO-DPMNE-së tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit.
OBRM-PDUKM-ja thotë se LSDM-ja në vend që të pyes institucionet, përgjigjet duhet t’i kërkojë të siç thekson pronari i fabrikës së marijuanës dhe ish kryeministri Zoran Zaev.
Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit.
VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për luftën kundër kriminalitetit dhe drogës, duke e akuzuar opozitën se pikërisht në kohën e tyre u krijuan, siç thonë, kushte për zgjerimin e industrisë së kanabisit dhe bizneseve të dyshimta të lidhura me të.


