Në propozim ligjin e ri të Prokurorisë publike VMRO-DPMNE ka paraparë dispozita me të cilat kërkohet ndryshimi i përbërjes aktuale të Prokurorisë Speciale Publike. Përveç vendosjes së kushteve konkrete të cilat nuk kanë qenë në ligjin e deritanishëm e me të cilat i vështirësohen mundësitë Katica Janevës për rizgjedhje, VMRO-DPMNE vlerëson se përbërja aktuale ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë në opinion.
Antonio Milloshovski, negociator i VMRO-DPMNE
“Në vlerësojmë se me ligj as nuk mund t’ua ndalojmë përbërjes aktuale të PSP-së që të konkurojnë për mandat të ri, por as nuk guxojmë edhe tua garantojmë me ligj rizgjedhjen. Duhet që për të gjithë prokurorët të vlejnë kushtet dhe mundësitë e barabarta. Sa i përket përbërjes aktuale të Prokurorisë Speciale ne gjykojmë se kanë humbur edhe në opinion kredibilitetin se mund të veprojnë në mënyrë jo selektive”
Negociatori i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, tha për televizionin Shenja se në ligjin e ri propozojnë të vendosen kritere për notën mesatare të studimeve universitare të prokurorëve.
Antonio Milloshovski, negociator i VMRO-DPMNE
“Për kryeprokurorin special apo postin që mban Katica Janeva ne propozojmë që si kusht të vendoset një mesatare më e lartë gjatë studimeve, pasi tani në ministrinë e bujqësisë, ose transportit për një pozicion kërkohet mesatare e notave më e lartë sesa në institucionin që duhet të luftojë formën më të rëndë të krimit dhe korrupsionit”
Duke pasur parasysh se ligji i parë u soll me konsensus të katër partive politike, Milloshovski tha se tani edhe ky ligj duhet të sillet me një konsensus më të gjerë veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimet në skenën politike dhe hyrjen e partive të reja në Kuvend të cilat nuk kanë qenë gjatë periudhës së bisedimeve në Përzhino. Nëse ligji i ri sillet me forcë dhe me pazare politike, Milloshovski tha se atëherë ky lidh dhe PSP do të shndërrohet në objekt të ndryshimeve varësisht nga garniturat qeverisëse.
https://www.youtube.com/watch?v=y–tcn26wnA