Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se VMRO-DPMNE qëndron prapa vendimit të Presidentit Gjorge Ivanov për mos firmosjen e ligjit për gjuhët .
Mishkovski shprehu keqardhje, pasi Zoran Zaev kishte të njëjtën të drejtë, por nuk e përdori në këtë rast, siç tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, ai është një frikacak, përcjell TetovaSot.
“Presidenti Gjorgje Ivanov veproi si shtetas. VMRO-DPMNE është absolutisht pas vendimit të Presidentit të vendit, se ligj i tillë nuk meriton nënshkrim. Meqenëse e drejta themelore e Presidentit të shtetit dhe detyrimi i tij është mbrojtja e Kushtetutës dhe e interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. E njëjta e drejtë dhe obligim, sipas Kushtetutës dhe me ligj, duhet të jetë edhe e Zoran Zaevit, por për fat të keq në këtë rast ai është frikacak. Ai zgjodhi rrugën se si ta poshtërojë Republikën e Maqedonisë, dhe këtë nuk do t’ia harrojmë”, thekson Mickoski./TetovaSot/