Alsat 2019-09-14T15:33:09+02:00
VMRO-DPMNE opozitare pa përgjigje për propozimet e kryeministrit Zoran Zaev, mbi Ligjin e Prokurorisë Publike, për zgjedhjen e një prokurori me propozim të opozitës. Në vend të kësaj, kjo parti vazhdoi me akuza se Zaevi dëshiron të ndikojë në prokurorinë dhe ta mbyllë hetimin për rastin Reket.
Kjo është arsyeja pse Zaev lut Zotin që puna e prokurorisë të mbetet një status quo, në mënyrë që gjyqësori i prishur të mbyllë sytë para për krimeve të dukshme”-tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja në pushtet, thonë se kryetari i i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dëshiron të jetë një kontrollor i prokurorisë.
Mickoski është një vasal absolut i kryetarit të nderit Nikolla Gruevski dhe thotë publikisht se dëshiron të jetë një kontrollues në prokurori. Për VMRO-DPMNE -në dhe Mickoskin, drejtësia jo selektive dhe barazia para ligjit janë nocione të panjohura”-thonë nga LSDM.
Një ditë më parë kryeministri Zaev ia paraqiti opozitës dy propozime për ligjin e Prokurorisë. Të dy përfshijnë zgjedhjen e një prokurori me propozimin e opozitës.
Propozimi është Prokuroria për Ndjekjen e Korrupsionit të Lartë, me shef të propozuar nga opozita, të zgjedhur nga shumica parlamentare, në fund i verifikuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë .Por duhet së pari të gjejmë një prokuror serioz për atë punë. Nëse i marrin të gjithë prokurorët, hetuesit, stafin e Prokurorisë Speciale, ata njerëz nuk mund të mbeten në rrugë, le ti marrin përsipër edhe kompetencat të drejtojnë rastet, dhe le ta marrin edhe Reketin”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Propozimi i dytë i Zaevit është nëse opozita refuzon ta marrë përsipër ekipin, prokurorët e PSP-së, të kthehen në prokuroritë amë, dhe prokurori publik Jovevski ti shpërndajë lëndët e PSP-së. Zgjedhja e një prokurori me propozimin e opozitës do të thotë gjithashtu pëlqim nga qeveria për propozimin. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se shpreson që të arrihet një marrëveshje për ligjin e Prokurorisë, por që me të prokuroria duhet të jetë një institucion i pavarur.
Në një shkallë nga një deri në pesë, nëse 1-shi është se nuk ka marrëveshje, dhe 5-sa është marrëveshje, në këtë moment si i vlerësoni shanset?
Mos. Megjithatë, si kryetar i opozitës, kam një përgjegjësi në vlerësimin e proceseve. Unë do të thosha, pak filozofike, le ti japim shansin negociatave, dhe pastaj shohim”- u përgjigj Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Negociatat për një ligj të ri të prokurorisë filluan rreth një vit më parë. U paralajmërua se një marrëveshje duhet të arrihet deri më 15 shtator.
ALSAT
Loading…




