07 July
VMRO-DPMNE-ja nuk do të shqyrtoj vendimin për formimin e 10 grupeve parlamentare. Sipas saj, qasja e opozitës do të jetë gjithnjë në përputhje me rregulloren dhe posaçërisht në këtë rast me nenin 33. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski thotë se ky vendim i opozitës vjen si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me mazhorancën.
Dimovski pretendon se me njoftimin për formimin e grupeve parlamentare, nuk është njohur legjitimiteti i Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit.
VMRO-DPMNE ditë më parë formoi 10 grupe parlamentare, me 10 koordinator dhe 20 zëvendës-koordinator. Mekanizmat e 10 grupeve parlamentare i mundësojnë 10 koordinatorëve të marrin të drejtë fjale në procedurale nga 15 minuta, më pas të shfrytëzojnë replikat 3 minutëshe, kundër-replikat 1 minutëshe si dhe të kërkojnë pauza 1 orëshe. Përveç koordinatorëve të drejtën e fjalës së tyre mund ta shfrytëzojnë zëvendës-koordinatori.
Adrian Kerimi

