Alsat 2019-07-22T15:22:45+02:00
VMRO-DPMNE-ja propozimin e vet për Ligjin për Prokurori Publike do t’ia dërgojë ambasadave të huaja. Burime nga grupi i cili ka hartuar propozimin e opozitës për Prokurorinë Publike thonë se në tekstin e opozitës propozohet që kryeprokurori të burojë nga zgjedhja e brendshme në Këshillin e Prokurorëve, ndërsa Prokuroria Republikane të zgjidhet me vota nga Prokuroritë Themelore.
Propozimi i VMRO-DPMNE-së për Prokurorinë Publike
Kryeprokurori të burojë nga zgjedhja e brendshme në Këshillin e Prokurorëve.
Kuvendi ta zgjedh kryeprokurorin, ndërsa Prokurorët Republikanë të zgjidhen me vota nga të gjitha Prokuroritë Themelore.
Kryeprokurori të formojë ekipin e tij me të cilin do të punojë, ndërsa pas përfundimit të mandatit secili të kthehet në vendin e tij të punës.
Lidhur me fatin e Prokurorisë Speciale, opozita propozon që PSP-ja të inkuadrohet në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, si departament në kuadër të saj.
Propozimi i VMRO-DPMNE-së për Prokurorinë Publike
“Prokuroria Speciale Publike të inkuadrohet si departament në kuadër të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Të mos ketë pozita të garantuara të prokurorëve të cilët do të punojnë me mandat të përhershëm në këtë prokurori. Përgjimet të ndahen në dy grupe: dëshmi legale (përgjime të cilat janë siguruar nga masat e posaçme hetuese për vepra të rënda kriminale) dhe dëshmi jo legale (përgjime që janë siguruar nga ndjekja e komunikimeve për arsye politike).
Nuk dihet nëse në propozimin e opozitës është përfshirë edhe kërkesa ndaj propozimit të pushtetit lidhur me akuzat e ngritura nga PSP-ja dhe shfuqizimin e të gjitha rasteve të cilat janë shtruar si akuza pas qershorit të vitit 2017. Për dallim nga opozita, pushteti me propozimin e fundit parashikon organ me buxhet të pavarur dhe pa prekur në subordinimin e Prokurorisë Publike në caktimin e prokurorëve në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, por duke paraparë që shefja aktuale e Krimit të organizuar të udhëheq edhe më këtë organ. Propozimi i pushtetit gjithashtu parashikon prishjen e materialeve të përgjuara në përputhje me ligjin.
Adrian Kerimi
Loading…



