VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike në të cilën, sipas tyre e ka futur Maqedoninë LSDM janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.
Nga partia thonë se ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk ndalojnë, ndërsa LSDM dhe lideri i partisë Zoran Zaev heshtin dhe nuk i dënojnë.
“Sipas tij popullata që jeton në Maqedoni është e përbërë nga shqiptarë dhe maqedonas. Ai është i njëjti Edi Rama i cili na quan sllavo-maqedonas dhe i cili ka grumbulluar liderët e partive shqiptare rreth platformës së Tiranës. Shoqëria kriminele LSD dhe krimineli Zoran Zaev jo vetëm që heshtin për këto deklarata, por kanë pranuar gjitha kërcënimet dhe platformën vetëm për të ardhur në pushtet dhe për t’i shpëtuar burgut”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.