Zaev dhe njerëzit e tij janë në panik të madhe. Qytetarët panë se si ky pushtet kriminal e kidnapon shtetin, ndërsa karteli i politikanit të vetëm të amnistuar në Evropë, Zoran Zaev vazhdon të pasurohet në kurriz të popullit, ka reaguar sot VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media.
Sipas tyre, ligjet, shteti juridik, emri, identiteti, gjuha dhe historia janë viktimë e interesave personale dhe biznesore të personit të amnistuar, Zoran Zaev.
“Qytetarët në kryetarin Mickoski dhe në VMRO-DPMNE e shohin shpresën e vetme për shpëtim dhe mbrojtje të interesave nacionale dhe ky fakt e frikëson pushtetin kriminal. Maqedonia nuk mund të shpreson në të ardhme evropiane pa shtet juridik të cilën LSDM e shfuqizoi”, theksojnë në VMRO-DPMNE.